Trafikonin emigrantët shqiptarë si tifozë, 90 të arrestuar

Kronikë e zezë

Trafikonin emigrantët shqiptarë si tifozë, 90 të arrestuar

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:57
Ilustrim

Policia e Venezias në bashkëpunim me atë të Veronas në Itali, ka nisur një operacion të gjerë kundër trafikut të qenieve njerëzore. Në hetime janë të përfshirë shtetas italianë, shqiptarë dhe britanikë, të cilët sipas Drejtorisë së Anti-mafia dhe Anti-terrorizimi të Venezias janë përgjegjës për transportin ilegat të emigratëve.

Rreth 90 persona pjesë të dy grupeve të ndryshme, janë ndaluar nga karabinierët.

Këto të fundit mundësonin futjen në mënyrë ilegale të qindra shqiptarëve dhe kosovarëve në Britaninë e Madhe, duke përdorur porte dhe aeroporte të Italisë, Austrisë, Francë, Gjermanisë, Irlandës, Polonisë, Portugalisë dhe Spanjë.

Sipas informacionet të dyja grupet kishin baza logjistike, në krahinën e Venetos (Treviso dhe verona, në Londër dhe në Burrel.

Sipas hetimeve për të kaluar kufirin emigrantët shpesh përdornin karta identiteti të vjedhura në zyrat e komunave, apo të shitura nga të rinjtë italianë në këmbim të parave.

Por në disa raste këto grupe për të futur në Britani grupe të mëdha emigrantësh organizonin grupime falso tifozësh për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit, si në rastin e ndeshjes Manchester-Roma në 30 Shtator 2014, ku emigrantët u kamufluan në aeroportin e Nicës në Francë, me fanella të skuadrës italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat