Tre shqiptarë dhe një serb kapen duke kaluar kufirin ilegalisht

Kronikë e zezë

Tre shqiptarë dhe një serb kapen duke kaluar kufirin ilegalisht

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar tre të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë kapur duke hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vërmicë, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit do të depërtohen përmes PKK Vërmicë në Republikën e Shqipërisë.

PO në të njëjtën ditë, policia ka ndaluar një të dyshuar të nacionalitetit serb, pasi që është zënë duke transportuar mallra të përdorura duke deklaruar se e ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Ngjarja ka ndodhur në Leposaviç dhe siç njofton policia malli dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat