Arrestohet banda e grabitësve shqiptarë, akuzohen për vjedhjen e 12 vilave

Kronikë e zezë

Arrestohet banda e grabitësve shqiptarë, akuzohen për vjedhjen e 12 vilave

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:29
Banda e grabitësve shqiptarë

Policia italiane e provincës së Kazertës ka arrestuar 4 shqiptarë si anëtarë të një bande që kishte grabitur disa banesa në provincën e Napolit, Kazertës e Kalabrisë.

Të arrestuarit janë  Myslim Hoxha 27 vjeç, Përparim Pira 45 vjeç, Kledi Albert Gjelleshi 38 vjeç dhe  Bajram Gjelleshi.

Banda vepronte kryesisht në orët 2 deri në 4 të mëngjesit dujke vjedhur në banesa para të thata, sende e objekte me vlerë.

Në mjaft raste grabisnin dhe makinat luksoze të  pronarëve të vilave. Për kryerjen e grabitjeve banda spostohej me qindra kilometra gjatë natës nga një provincë në tjetrën.

4 shqiptarët e arrestuar janë të akuzuar për 12 grabitje vilash të dokumentuara nga policia italiane, me dyshimin se janë autorë dhe të grabitjeve të tjera të kryera në këto territore.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, banda e shqiptarëve vepronte sipas një strukture të organizuar mirë, me detyra e plane të caktuara, si dhe me mënyra ndarëse të objekteve të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat