Babai shkel ligjin, i biri vuan burgun

Kronikë e zezë

Babai shkel ligjin, i biri vuan burgun

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 23:59
Gëzim Xhepexhiu


Ju kujtohet telekomendia shqiptare "Dashuri me krisma", ku personazhi kryesor Cekja, në rolin e babait, del vullnetar për të shlyer vitet e burgut të të birit? Emisioni investigativ “Stop” sjell një situatë të ngjashme me këtë telekomedi, por në këtë rast i biri duhet të shlyejë vitet e burgut të babait.
 

Gëzim Xhepexhiu është dënuar në mënyrë të padrejtë për një ndërtim pa leje që ka bërë babai i tij, zoti Avni Xhepexhiu.  Gëzim Xhepexhiu pohoi se babai i tij kishte ndërtuar pa leje një hotel llixhash në fshatin Kërpicë të Gramshit,  por si i pandehur që ka thyer ligjin është marrë i biri, emigrant në Itali.

Ky i fundit thotë se babai i tij e ka pranuar përpara gjykatës se ndërtimin pa leje e ka bërë ai, por gjykata nuk është bindur duke parë  moshën e tij të thyer dhe ka vendosur që këtë dënim ta shlyejë i biri.

“Ndërtimin e ka bërë babai se unë jam emigrant në Itali dhe burgun e bëj unë”- thotë Xhepexhiu.

Ai gjithashtu tha se në dosjen që ka Gjykata e Apelit, në asnjë vend dhe në asnjë dokument nuk figuron emri i tij, por ai i babait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat