Persona të armatosur grabisin dyqanin në Shkup, brenda kishte myshterinj

Kronikë e zezë

Persona të armatosur grabisin dyqanin në Shkup, brenda kishte myshterinj

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 12:57
Ilustrim

Dy persona të maskuar të armatosur me revole mbrëmë rreth orës 20:55 e kanë grabitur dyqanin e zinxhirit të marketeve “Kam” në rrugën “Xhon Kenedi” në lagjen Çair të Shkupit.

Gjatë kohës së grabitjes në dyqan ka pasur edhe blerës. Hajnat me revolet e drejtuara i kanë hapur arkat, e kanë marrë xhiron e ditës dhe kanë ikur.

Policia po ndërmerr masa për zbulimin e kryerësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat