Kampionët e Evropës deri më tash

Futboll

Kampionët e Evropës deri më tash

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2016 Në ora: 12:10
Griezmann e Ronaldo

Franca apo Portugalia do të fitojë titullin e kampionit të Evropës në futboll. Francezët deri më tash e kanë fituar dy herë, ndërsa Portugalia asnjëherë. Portugezët synojnë titullin e parë, ndërsa francezët të tretin. Gjermania dhe Spanja e kanë fituar më së shumti deri më tash, gjithsej tri herë, kurse Franca mëton t’i bashkohet me tre tituj këtyre kombëtareve. Një fakt duhet theksuar se gjermanët dy herë e kanë fituar këtë trofe si Gjermania Perëndimore.

Kampionët e Evropës
1960 BRSS
1964 Spanja
1968 Italia
1972 Gjermania Perëndimore
1976 Çekosllovakia
1980 Gjermania Perëndimore
1984 Franca
1988 Holanda
1992 Danimarka
1996 Gjermania
2000 Franca
2004 Greqia
2008 Spanja
2012 Spanja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat