Rrëfimi shokues i gruas së futbollistit: Në adoleshencë u abuzova për tre vjet me radhë nga një i afërm i familjes

Futboll

Rrëfimi shokues i gruas së futbollistit: Në adoleshencë u abuzova për tre vjet me radhë nga një i afërm i familjes

Nga: M. Lakna Më: 10 korrik 2016 Në ora: 11:58

Zonja Becky Vardy, ka rrëfyer për vitet e abuzimit kur ishte më e re. Kjo periudhë e kishte bërë të ndihet e turpëruar.

Ajo u përpoq që t`i merrte vetes jetën disa herë, pasi ishte abuzuar nga një mik i familjes.

Becky, e cila është martuar me futbollistin e Leicester City, ACE Jamie, ka thënë: “Unë jam abuzuar për tre vjet me radhë, sa isha adoleshente. Ishte e tmerrshme , unë u bëra një e frikësuar, një fëmijë që nuk përzihej me të tjerët.

Luftoja për mbijetesë nën lëkurën time. Thosha se nuk dua të jetoj më. Ndihesha sikur kisha bërë diçka të gabuar.

Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e jetës sime, kurrë nuk jam ndjerë e denjë për të qenë e lumtur”, ka deklaruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se ka shpenzuar shumë për të jetuar një jetë normale dhe për t`ia dëshmuar vetes se ishte vetëm një fëmijë i pafajshëm.

"Unë jam duke folur tani, para publikut . Njerëzit kanë filluar të kërkojnë të dhëna për jetën time dhe unë tani jam e fortë sa për të treguar historinë time dhe në një pozicion për të ndihmuar viktimat e tjera".

Becky , 34 vjeçe, ka zbuluar sekretin e saj të dhimbshëm, vetëm disa muaj pasi ka festuar fitoren e bashkëshortit Jamie , në Premierë Ligën angleze me Leicester.

Një përçarje e ashpër rreth abuzimit, ishte edhe arsyeja se përse nëna e saj nuk pranoi të marr pjesë në dasmën e çiftit në muajin maj.

Becky dhe Jamie kanë thyer Tabunë, gjatë prezantimit në Televizion, ndërsa shikoheshin nga vajza e saj Megan 11 vjeç, dhe biri Taylor 6 (nga martesa e mëparshme e Backyt), si dhe vajza një vjeçare Sofia.

Por anëtarët e tjerë të familjes kanë munguar.

Nëna e Backy, Alison më parë kishte thënë : "Është e qartë se njerëzit tani do të pyesin se pse nëna e nuses nuk është në dasmën e vajzës së saj".

Në luftë e sipër me lotët, Backy tha: “Mbaj mend herën e parë. Familja jonë ishte ulur me të dhe me shumë njerëz të tjerë, në divanin e dhomës së ndejës. Planifikonim t`i bënim pushimet verore. Ishte ditë emocionuese dhe ai ishte ulur adër meje. Ai nuk më la ta lexoja broshurën e pushimeve. Ndodhi shpejt, askush nuk e pa. Unë vetëm ngriva. Nuk dija çka të bëja. Nëse do e shtyja ai do të më godiste.

Që nga ajo ditë e tutje, unë nuk isha i njëjti fëmijë, sepse kurrë nuk jam ndjerë e sigurt. Çdo herë që unë e shihja atë frikësohesha se do ta përsëriste. Kjo ndodhi pothuajse çdo javë, ndoshta tri herë në muaj. Njëherë, ai më shtyu në një kopsht me thera, pasi unë refuzova të bëjë atë që thoshte. Me të vërtetë kam qenë e tmerruar”, ka rrëfyer ndër të tjera Backy.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat