Bashkimi Europian është ky! Dhe ka një vend “të mirë” edhe për Shqipërinë

Lajme

Bashkimi Europian është ky! Dhe ka një vend “të mirë” edhe për Shqipërinë

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 08:47
Ilustrim

Njëzetekatër mënyra për të mbështetur kombëtaret. Kur shihet si festë, futbolli i bën mirë Europës

Disa kanë tërhequr karriket, dhe të tjerë u kanë kënduar serenata të dashurave, apo fëmijëve në tramvaj. Disave u përjashtuan, mundën të kthehen për t’u përjashtuar sërish, disa të tjerë u hidhëruan për eleminimin, sepse luteshin që të vazhdonin pushimet në Francë. Disa u shpërblyen, e të tjerëve u “kënduan” sirenat e policisë. Ka patur nga të gjitha, në rrugët dhe në tribunat e këtij Europiani të parë të zgjeruar, por në fund notat pozitive mbeten. Në agim të turneut, me kaosin e shpërthyer nga huliganët rusë, britanikë dhe vendas në Marsejë, ekzistonte droja se frika e atentateve kishte prodhuar një shastisje në botën e futbollit, me dhunën e atyre të zakonshmëve.

As mijëra arrestimet në Britaninë e Madhe nuk e kishin kishte bllokuar valën e më të këqinjve. Megjithatë, me kalimin e kohës, fitoi mbresa e një shfaqje të madhe, një pasurim i i vazhdueshëm i përmbajtjes teknike të ndeshje, që ndonjëherë ishte minimale. Dhe fitoi përshtypja e solidaritetit me një vend që deshi të futej patjetër në fushë, pavarësisht plagëve të hapura nga terroristët disa muaj më parë.

Shqipëria merr me meritë një nga notat më të larta, me një arsye të fortë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat