Aksidentohen dy persona në aksin Shkodër-Velipojë

Kronikë e zezë

Aksidentohen dy persona në aksin Shkodër-Velipojë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 21:11
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në në aksin Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur Seat.

Një “Benz” me targa AA 377 JX, i drejtuar nga 45-vjeçari Kastriot Arapi, banues në Tiranë, përplaso një motoçikletë, që drejtohej nga N.M., 33 vjeç. Për pasojë, u dëmtua drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëshortja që ndodhej së bashku me të, shtetasja F.M. Dy të dëmtuarit janë banorë të fshatit Reç në Velipojë.

Pas aksidentit, drejtuesi i “Benzit” është larguar, por u kap nga policia 10 km larg vendit ku ndodhi ngjarja. Pas verifikimeve të nevojshme, rezultoi se ai ishte në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Ndërkohë, çifti u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe mësohet se kanë pësuar dëmtime serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat