Sazet e bolshevizmit në Shqipëri, kundër SHBA-së

Opinione

Sazet e bolshevizmit në Shqipëri, kundër SHBA-së

Nga: Ilir Vata Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:25
Ilir Vata

Në Shqipëri rreziku më i madh i civilizimit, integrimit dhe mbarëvajtjes së demokracisë janë ish-persekuroret e regjimit komunist, spiunët e sigurimit të shtetit, njerëzit e afërt të regjimit diktatorial që sot janë zot të tregut mediatik, biznesit, politikës dhe padronë të pushtetit në tërësi.

Pas këmbënguljes së qeverisë së SHBA-së dhe BE-së për miratimin e reformës në drejtësi si një mundësi e garancisë së demokracisë dhe luftës së korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend, klasa politike shqiptare është ndjerë e kërrcënuar, jo nga fjalët e ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu, por nga frika e shtetit të së drejtës.
Zhytja e politikanëve në llumin e korrupsionit, mbytja në para e gjyqtarëve dhe prokurorëve, tejngopja e disa drejtuesish mediash me pasuri publike, mufataja e një pushtetit të tërë në luks, i bënë disa njërëz ta neverisin drejtësinë të mos e pranojnë atë dhe madje akuzojnë ambasadorin amerikan Donald Lu se po kalonë kompetencat.

Ambasadori amerikanë në shqipëri, Donald Lu është zëri i qeverisë së SHBA-së dhe Shqipëria tashmë është dhe antare e NATO-s dhe në këtë konteks një vend antarë i aleancës duhet të ketë një demokraci funksionale ku të sundojë ligji dhe jo krimi, ku të sundojë ligjshmëria dhe jo korrupsioni, ku të mirat publike të ndahen në mënyrë të drejtë dhe jo shteti t'ua jap taksat e qytetarëve një grushti njerzish, siç janë këta që ngrenë zërin kundër perendimit dhe SHBA-së, kundë drejtësisë.

Mëngjesi i sotm u shtua me zëra kundër ambasadorit amerikan Donald Lu, pas letrës drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e reformës në drejtësi, madje që një ditë më parë pati dhe politikanë mediokës që hodhën ngjyrime bolshevike kundër perendimit, por sot sazet e bolshevizmin gulçonin nga disa emra më të njohur të diktaturës komuniste dhe familjarët e tyre.

Normalisht do jenë kundër perendimit, sepse në kohë të diktaturës jetuan duke shfrytëzuar shqiptarët, përbaltur ato, izoluar, varfëruar madje dhe përndjekur dhe në këto 25 vite u pasuruan në mënyrë të paligjshme duke kontrolluar shtetin me njerëzit e tyre, vodhën pronat e shqiptarëve të mirat publike dhe sot luftojnë kundër drejtësisë për të mbrojtur korrupsionin dhe paligjshmërinë.

Demokracia në Shqipëri nuk është e sigurtë, ajo nuk po funksionon, është e brishtë sepse një grusht njerëzish të korruptuar e përdorin Shqipërinë si çiflik dhe jo si një vend ku qytetarët duhet të jenë prioritet, të lirë, të brabartë në treg dhe të sigurtë.

Shqipëria vazhdon të mbetet në përplitmën për të bërë demokraci dhe ka qenë dhe është vullneti i shqiptarëve që të jenë pjesë e perendimit, ka herë dhe sot, por klasa politike shqiptare e ardhur nga mendësia, injoranca mediokriteti i diktaturës komuniste po e mbanë peng demokracinë dhe të ardhmen e shqiptareve, sa ka çerekshekulli që rrimë në trazicion.

Kjo klasë politike nga e ka bërë periudhën trazitore të një vendi të kalimit nga diktatura në demokraci një lloj sistemi qeverisës ku drejtohet me metoda komuniste, ku shteti është shpërfytyruar, drejtësinë e kontrollojnë pak njërëz, ku ligji është i ashpër ndaj qytetarit dhe nul ndaj pushtetarit dhe kriminelit, ku i ligu, trafikanti, injoranti janë zot, të suksëshmë madje në krye të institucioneve të shtetit.

Pse të mos e shajnë perendimin, pse jo ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ata jonë po ata të djeshmit që vijnë nga diktatura me një barrë mëkatesh në demokraci, sepse shteti për 25 vite ka fshehur dhe fsheh të vertetën, ka mohuar trasparencën dhe për llogjikë jetojmë në errësirën e së shkuarës ku disa palo-njërëz na bëjnë zotin dhe djallin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat