Milan ka prezantuar Vincenzo Montellan

Futboll

Milan ka prezantuar Vincenzo Montellan

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:24
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella, trajneri i ri i Milanit, premton një ekip të fortë e për Evropë. Administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani, ka thënë: “Prezantojmë Vincenzon, i cili bashkon lojën e bukur me rezultatet. Mendojmë se Milan duhet të luajë duke ndjekur filozofinë që ka pasur gjithmonë”. “Përtej ëndrrave të mia kur kam qenë fëmijë kam menduar gjithmonë të isha një trajner me pasion dhe i aftë. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të punojmë për t’u kthyer të mëdhenj”, tha Montella, duke shtuar: “Kthimi në kupa e Europës nëpërmjet ideve të mia të lojës. Nuk është e pranueshme që një skuadër si Milan të jetë jashtë Europës për tre vite radhazi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat