Sao Paolo zhgënjeu tifozët

Futboll

Sao Paolo zhgënjeu tifozët

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:12
Pamje nga ndeshja Sao Paolo-Atletico

Skuadra braziliane, Sao Paolo, zhgënjeu tifozët e vet, duke humb gjysmëfinalen e parë të Copa Libertadores në futboll. Sao Paolo në konak të vetin pësoi me rezultat 2:0 nga skuadra kolumbiane, Atletico Nacional.  Futbollisti MIguel Borja ka qenë hero i fitores së skuadrës kolumbiane, duke shënuar në minutën e 82-të dhe të 88-të, kurse Sao Paolo ishte me një futbollist më pak nga minuta e 73-rë, kur Maicon u ndëshkua direkt me karton të kuq. Atletico bën një hap drejt finales, Sao Paolo është pranë eliminimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat