E ardhmja e Balotelli përsëri në diskutim

Sporti

E ardhmja e Balotelli përsëri në diskutim

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 15:46
Mario Balotelli

Skuadra italiane Sampdoria është afër që të arrijë marrëveshje me sulmuesin e Liverpool, Mario Balotelli.

Italiani ka kaluar sezonin e fundit në Milan, në formë të huazimit ku ka shënuar tre gola në 23 paraqitje.

25 vjeçari është kthyer në Liverpool në përgatitje parasezonale, por që The Reds thuhet se janë gati për të dëgjuar ofertat për të.

Është presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero që është shprehur i gatshëm për të nënshkruar me Super-Marion, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në Serie A ne fillimet e karrierës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat