Ministria e Bujqësisë: Sëmundja e gjedhit rrezikon edhe Shqipërinë

Shqipëria

Ministria e Bujqësisë: Sëmundja e gjedhit rrezikon edhe Shqipërinë

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 13:00
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar për praninë e sëmundjes ‘’dermatoza nodulare e gjedhit”, e cila pasi ka prekur disa vende të rajonit rrezikon edhe Shqipërinë, por thekson se nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Ministria ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.

Në njoftimin e saj ministria deklaron:“Me urdhër të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje. Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, miratimin e një fondi emergjence për blerjen e vaksinës kundër kësaj sëmundje dhe mbetet në pritje të alokimit të këtij fondi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat