Për të ndihmuar shokun, shqiptari nxjerr lejen e falsifikuar greke

Gjermania

Për të ndihmuar shokun, shqiptari nxjerr lejen e falsifikuar greke

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 12:26
Ilustrim

Të dielën, 03.07.2016, rreth orës 01:45 forcat e rendit në Bremen të Gjermanisë kanë kontrolluar një veture me katër persona në magjistralen A 28, shkruan presseportal.de.

Ata ishin duke u kthyer nga diskoteka në Wilhelmshavener, ndërsa shoferi, një shqiptar nga Kosova (24) kishte leje të Kosovës, që i kishte kaluar afati.

Në tentativë për të zhvleftësuar gjobën, paraqitet një bashkëushëtar (21), i cili, deklaroi se ai kishte vozitur veturën dhe se kishte leje të rregullt. Por kontrolli policor pa që 21 vjecari kishte leje greke tërësisht të falsifikuar. Kjo i solli edhe më shumë telashe atyre.

Të dy personat, i pari nga Suhr, i dyti nga Bremeni, tani janë arrestuuar dhe pritet të dalin përpara organeve të drejtësisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat