Presidenti i Argjentinës ka një lutje për Messin

Futboll

Presidenti i Argjentinës ka një lutje për Messin

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 11:34
Messi

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri është duke bërë përpjekje që ta bind Lionel Messin të mos largohet nga ekipi Kombëtar.

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka kontaktuar personalisht me Lionel Messin në përpjekje për ta bindur sulmuesin e Barcelonës të mos largohet nga ekipi Kombëtar.

Argjentina u mposht nga Kili me penallti në finalen e Copa America, kurse Messi e humbi goditjen e tij, dhe qau pas përfundimit të duelit.

Pas ndeshjes, Messi ka thënë se karriera e tij ndërkombëtare ka përfunduar.

Por, një zëdhënës i presidentit të Argjentinës tha për “AFP”: “Macri e ka telefonuar për t’i treguar se ndihet krenar nga paraqitja e ekipit dhe e këshilloi të mos i dëgjoj kritikat”.

Messi është shprehur i dëshpëruar pas humbjes në tri finale të njëpasnjëshme, përfshirë një në Kampionatin botëror dhe dy me radhë në Copa America.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat