Çavkov nuk tregon kush udhëheq Drejtorinë e 5-të!

Maqedonia

Çavkov nuk tregon kush udhëheq Drejtorinë e 5-të!

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 22:35
Mitko Çavkov

Ministri i brendshëm Mitko Çavkov nuk tregon se kush e drejton Drejtorinë e pestë përderisa Goran Grujevski është në pushim mjekësor. Sipas tij nuk është me rëndësi që opinioni të dijë se kush është në krye të Drejtorisë e cila është e autorizuar për ndjekjen e komunikimeve, por është me rëndësi që institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet.

“Unë nuk e di se çka është e rëndësishme për ju që t’ua tregoj emrin dhe mbiemrin e njeriut që drejton këtë njësi organizative. Pra nuk është me rëndësi thelbësore që të publikohet emri që në këtë moment drejton Drejtorinë e pestë.
Aty ka edhe drejtor të drejtorisë për kundër zbulim kështu që kini besim se institucionet janë duke funksionuar”, tha MItko Çavkov, ministër i brendshëm.

Kryeshefi i Drejtorisë së pestë është i akuzuar në lëndën “Fortesa” të cilën e udhëheqë Prokuroria Speciale e që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjes për përgjim. Në procedurën e PSP-së dyshohet edhe ish ministrja e brendshme Gordana jankullovska. Gjithsej 5 vetë janë të dyshuar në mesin e të cilëve edhe dy krye shefa në DSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat