Kush është tifozja më e madhe e Arlind Ajetit në Shqipëri? (Foto)

Futboll

Kush është tifozja më e madhe e Arlind Ajetit në Shqipëri? (Foto)

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 20:06
Arlind Ajeti dhe Ajola Xoxa

Djemtë e kombëtares u rikthyen sot në tokën e shqiponjave duke përmbyllur kaptinën e mrekullueshme të pjesëmarrjes historike në kampionatin Euro 2016.

Për ta dhe përfaqësimin dinjitoz që e bënë, u pritën me nderime të mëdha që prej zbarkimit në aeroport e më pas parakalimi në Bashkinë e Tiranës.

Aty, i pari i kryeqytetit Erion Veliaj, dorëzoi çelësin e artë tek djemtë teksa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa duket se për një lojtar në veçanti kishte rezervuar një përqafim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Arlind Ajetin i cili me punën e tij pati një rol krucial në lojën e mirë zhvilluar sidomos me Rumaninë.

‘Meqe jam pa dyshim tifozja e tij me e madhe ne Republike’ – shkruan Ajola. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat