Haliti ka pritur në takim kryetarin e KOK-ut Besim Hasani

Gjilani

Haliti ka pritur në takim kryetarin e KOK-ut Besim Hasani

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 16:13
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasanin dhe kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Francë, Tahir Shabani.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit të tyre në fushën e sportit, por edhe mbështetjes së veçantë të sportistëve vitias, të cilët janë pjesmarrës ne garat e karakterit ndërkombëtar. Besim Hasani, duke vlerësuar organizmin e panairit të sporti në këtë komunë, aktivitet ky i komunës ne bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i cili u mbajt sot, ka thënë se kjo komunë është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në fushën e sportit.

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se së bashku me Komitetin Olimpik, kanë biseduar për organizimin e panairit sportiv që u mbajt sot në Viti, si dhe i ka njoftuar ata me zhvillimet në sport, që ka pasur komuna e Vitisë përmes aktiviteteve të ndryshme sportive, edhe përkundër infrastrukturës jo të mirë që ka kjo komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat