Arifaj: Favoritë janë Gjermania, Franca, Spanja...

Futboll

Arifaj: Favoritë janë Gjermania, Franca, Spanja...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2016 Në ora: 11:10
Granit Arifaj

Futbollisti i Drenicës nga Skenderaj, Granit Arifaj, mendon se është një nga kampionatet më atraktive. “Mendoj që po zhvillohet një kampionat mjaft interesant, pasi shumica e ekipeve janë pothuajse të barabarta, me pak dallim në cilësi”, tha Arifaj. Ai mendon se kombëtaret e mëdha mund ta fitojnë Euro 2016. “Në bazë të asaj çka kam parë deri më tash, mendoj që favoritë janë Gjermania, Spanja, Franca, si dhe Anglia deri diku. Mendoj që janë ekipe shumë të komponuar mirë dhe kanë lojtarë shumë me përvojë dhe cilësor”, thotë sulmuesi. Ai vlerëson lart Zvicrën dhe beson se do të jetë deri në gjysmëfinale. “Zvicra ka një kombëtare të mirë, po nuk mendoj që do të arrijë shumë lart, pasi në krahasim me kombëtaret tjera është pak më e dobët në disa reparte. Mendoj që maksimumin për ta është gjysmëfinalja”, thotë Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat