Horoskopi, 22 qershor 2016

Life style

Horoskopi, 22 qershor 2016

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 07:24
Horoskopi

Dashi

Një kuadër yjor, shumë i mirë, për të dashuruarit e kësaj shenje bën që sot dita të jetë pozitive. Beqarët do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Demi

Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme për ju që jeni në një lidhje. Beqarët duhet të reflektojnë mirë përpara se të bëjnë zgjedhjen. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të “përpjeta. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mbresëlënëse. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme.

Gaforrja

Hëna duket se sot do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të presin ende para se të hedhin hapa më tej. Situata e financave do mbetet e njëjtë.

Luani

E zbehtë fusha e dashurisë. Një situatë yjore e trazuar, do të reflektohet te ju me hyrjen në shenjë të Uranit. Beqarët duhet të qartësohen njëherë me veten para se të vendosin. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni me partnerin/en, sot me Merkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. Beqarët do marrin shumë ftesa sot. Me shpenzimet tregohuni të matur.

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit, por duhet të veproni shpejt, sepse situata mund të kthehet në disfavorin tuaj. Mërkuri është stresues. Beqarët do kenë takime, por asgjë më shumë se kaq. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Mundohuni të mbani pranë vetes partnerin/en. Beqarët nuk duhet të privojnë veten nga asgjë, por të shfrytëzojnë lirinë e tyre. Financat do stabilizohen.

Shigjetari

Qielli për ju që jeni në një lidhje edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur”, pasi Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme. Beqarët do kenë plot aventura. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset për ju të dashuruarit i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Beqarët do kenë ndihmën e yjeve. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë.

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish” për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do nxitohen dhe mund të lëndohen. Financat nuk parashikohen të jenë të këqija.

Peshqit

Për ata që gëzojnë një marrëdhënie gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime dhe do ndihen mirë me atë status që kanë. Kujdes me shpenzimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat