Sela takoi ambasadorin amerikan, vizitë në ambasadën e Gjermanisë!

Struga

Sela takoi ambasadorin amerikan, vizitë në ambasadën e Gjermanisë!

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 13:02
Ziadin Sela me ambasadorin amerikan

Kryetari i LR PDSH, Ziadin Sela ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ambasadorin amerikan, ku kanë shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni. Takimi u zhvillua në organizimin 90 vjetorit të mbretërëshesës Elizabet pranë ambasadës së Britanisë së Madhe, ndërsa Sela dhe ambasadori amerikan për një kohë të gjatë qëndruan bashkë në këtë eveniment ku kryetari i LR PDSH ishte i ftuar nga ambasada Britanike.

Po ashtu Ziadin Sela ka zhvilluar një vizitë në ambasadën e Gjermanisë, ndërsa arsyet dhe rrethanat e këtij takimi akoma nuk janë bërë të ditura për shtyp. Kohët e fundit LR-PDSH ka pasur një sërë reagimesh lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni, duke kundërshtuar ashpër vendimet e njëanshme të qeverisë VMRO-BDI, të cilat i ka cilësuar si të pavlefshme për vendosjen e rendit dhe shtetit të së drejtës . Nga LR-PDSH nuk japin detaje por theksojnë se kontaktet me përfaqësuesit diplomatik perendimor janë të vazhdueshme dhe ato shumë shpejtë do të intensifikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat