Bije numri i aksidenteve me fatalitet, rritet ai me dëme materiale

Lajme

Bije numri i aksidenteve me fatalitet, rritet ai me dëme materiale

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Numri i aksidenteve dhe viktimave në rrugë ka shënuar një rënie të lehtë të aksidenteve me pasoja fatale, ndërsa, ka ngritje të numrit të aksidenteve me dëme materiale dhe me persona të lënduar. Kjo duke iu referuar statistikave krahasuese të periudhës kohore me janar-maj të këtij viti, me muajt e njëjtë të vitit që shkoi.

Zëdhënësi i Policisësë Kosovës, Baki Kelani tha se që nga janari, deri në maj, tridhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën në aksidente.

Kelani: Numri i aksidenteve në rënie

“Rendja e aksidenteve me pasoja fatale është diku rreth 2.70%më pak në muajt janar-majë 2016, mejanar—maj, 2015, ndërsa, kemi ngritje mbi 30% të aksidenteve me lëndime dhe me dëme materiale. Nëse i referohemi statistikave të aksidenteve me pasoja fatale mund të them që numri i personave që kanë humbur jetën më së shumti ka qenë i atyre që janë shofer apo ngasës të automjeteve, ku mund të them nga 39 persona që kanë humbur jetën për këtë periudhë kohore, 18 prej tyre janë ngasës të automjeteve, 13 prej tyre janë pasagjerë, 6 janë në cilësinë e këmbësorëve dhe 2 janë persona që kanë qenë me biçikleta, që në total janë 39 persona që kanë humbur jetën në këtë periudhë kohore”, tha Kelani.

Zëdhënësi Kelani bëri të ditur për Kp se Kosova në krahasim me vendet e rajonit sa i përket aksidenteve më fatalitet qëndron më mirë.

Kelani: Kosova me numër më të vogël të aksidenteve

“Divizioni i komunikacionit rrugor në vazhdimësi bënë analiza krahasuese të aksidenteve duke nxjerrë edhe shkaqet e aksidenteve që ndodhin, por njëkohësisht edhe krahasimin e aksidenteve me vendet që e rrethojnë Kosovën, por njëkohësisht edhe një krahasim me vendet më të zhvilluara në Evropë dhe më gjerë. Referuar statistikave që ne i posedojmë mund të them që Kosova qëndron më mirë në aspektin e statistikave, krahasuar me vendet e rajonit por njëkohësisht mund të themi që ekziston më mirë në rastet e aksidenteve edhe më s humë se 6 apo 8 vendet e rajonit”, tha Kelani.

Ai shtoi se faktorët kryesor të aksidenteve janë faktori njeri-mjet dhe rrugë, sepse pa njërën prej tyre nuk do të mund të thuhet që mund të ndodh një aksident, ndërsa, si faktor të tjerë kontribues në shkaktimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor, janë kryesisht mos respektimi i shenjave të komunikacionit rrugor, ku hynë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe mos respektimi i shenjave kufizuese që janë kryesisht në zonat urbane.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion rrugor, ndër objektivat kyçe ka vënë edhe sigurinë në trafik, e cila hynë në kuadër të planit strategjik zhvillimor të Policisë së Kosovës.

Kelani tha se Policia ka të angazhuar zyrtarë të mjaftueshëm të Policisë së Kosovës nëpër pikat kyçe apo në zonat ku ka ndodhur më së shumti aksidente të komunikacionit rrugor, por p ërveç angazhimeve edhe planeve konkrete që tani kanë në implementimin e planit e sezonit veror, Policia e Kosovës bën edhe ligjërimin nëpër shkolla me zyrtarë të komunikacionit rrugor apo me ekspert të kësaj lëmije, por njëkohësisht realizon edhe fushata sensibilizuese edhe spote televizive me të vetmin qëllim që të ketë një siguri më të madhe në trafik dhe të ulen shifrat e aksidenteve të komunikacionit rrugor.

Ndërsa, qytetarët thonë që i respektojnë mjaftë mirë rregullat e komunikacionit. Kështu thotë edhe Januz Resenovci.

“Shumë i respektoj rregullat”, tha Resenovci.

Femi Krasniqi tha se rregullat e komunikacionit duhet të respektuar e jo ngasësit të qëndrojnë në telefona.

Krasniqi: Ngasësit po qëndrojnë ne telefona

“Rregullat e komunikacion it është mirë të respektohen sepse po i shoh shumicën me telefona në dorë dhe nuk është mirë. Unë i respektoj”, tha Krasniqi.

Brunilda Avdyli tha se në krahasim me Shqipërinë, në Kosovë ngasësit respektojnë shumë më shumë rregullat e komunikacionit.

Avdyli: Shoferët në Kosovë respektojnë më shumë rregullat

“Shumë i zbatoj edhe më pëlqen sepse këtu i zbatojnë edhe shoferët, sidomos vijat e bardha, i respektojnë jashtë mase, përkundrazi në Shqipëri nuk i respektojnë vijat e bardha”, tha Avdyli.

Ndërkaq, njohës të komunikacionit konsiderojnë se Policia e Kosovës, njësia e trafikut, duhet të shqiptojëmë shumë gjoba për të gjitha ata që nuk respektojnë shenjat e komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat