Kim Kardashian: Taylor Swift po e luan viktimën

Mediale Vip

Kim Kardashian: Taylor Swift po e luan viktimën

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 14:44
Kanye West - Taylor Swift

Kim Kardashian ka dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj.

Disa muaj pasi Taylor Swift i mohoi pretendimet e Kanye West se ai e kishte marrë lejen e saj për këngën “Famous” (në të cilën përfshihet teksti: E ndjej sikur unë dhe Taylor Swift ende mund të bëjmë seks/ Pse? Unë e bëra atë bushtër të famshme), Kim zbulon se reperi jo vetëm që e mori aprovimin e saj – por edhe që e ka gjithë bisedën të incizuar.

“Taylor përfundimisht e aprovoi”, tha Kim për revistën GQ. “Ajo e ka ditur se ajo këngë do të publikohet me atë tekst, por krejt papritur vendosi të aktrojë sikur nuk e kishte ditur. Ju betohem, bashkëshorti im e kishte telefonuar për ta marrë aprovimin e saj”.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e Swift menjëherë kanë dalë me një deklaratë për shtyp duke i mohuar të gjitha pretendimet e Kim Kardashian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat