Bukuroshja prizrenase pyet De Biasin: Pse vëlla po bën eksperimente?

Futboll

Bukuroshja prizrenase pyet De Biasin: Pse vëlla po bën eksperimente?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:45
Ulpiana Emra

Gati më doli zemra nga vendi kur e pash golin që shënoi Griezmann. S’e merituan at ndëshkim, kështu mallkon bukuroshja nga Prizreni, Ulpiana, ndryshe basketbolliste e kampiones, Prishtina. ajo është nervozuar nga fati i keq për Shqipërinë. Humbja me rezultat 2:0 nga Franca nuk është real, se djemtë luftuan dhe merituan pikë. Ulpiana apo bukuroshja e basketbollit nuk mund të durojë më pa e goditur edhe Gianni De Biasin, përzgjedhësin e kombëtares së Shqipërisë. “Përderisa mbrojtja mbrëmë e ka kryer funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk e di pse De Biasi çohet e ndërron Arlind Ajetin në 5 minutat e fundit e në anën tjetër sulmi në 20 minutat e fundit ka pas shumë më tepër nevojë për rifreskim, pasi që Sadiku u lodh a çka di unë se në kamere nuk e kam pa për asnjë moment! Pse me bë eksperimente vëlla me e ndërruar një lojtar që 85 minuta zemrën e la në fushë, edhe nuk ish ndalë as ato pesë minutat e fundit! Në anën tjetër pse me e lënë Shkëlzen Gashin në bankë kur Armando Sadiku s’pat forcë për më tepër? Okej si krejt shqiptarët edhe unë jam krenare për përfaqësimin dinjitoz të këtyre djemve. Jam krenare që iu treguan botës që nuk jemi rastësisht në EURO 2016, mirëpo nuk po dua më me thonë me rëndësi pjesëmarrja dhe përfaqësimi i mirë! As mbrëmë as në lojën me Zvicrën nuk ka qenë i pamundur të paktën barazimi, mos të them fitorja. Pse duhet të kënaqemi gjithnjë me humbjen kur jemi aq afër suksesit”, shkruan 20-vjeçarja Ulpiana në facebookun e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat