Zbardhet plagosja e së resë në Kamëz, u përlesh me grabitësin në market

Kronikë e zezë

Zbardhet plagosja e së resë në Kamëz, u përlesh me grabitësin në market

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:53
Ilustrim

Zbardhet motivi i plagosjes së një vajze 19- vjeçare në Kamëz. Mbrëmjen e lënë pas pak para orës 22.00 në ambientet e një supermarketi ka mbetur e plagosur në këmbë një vajzë me inicialet I.D., 19 vjeçe.

big marketMenjëherë e plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se vajza punonte si shitëse në marketin ku ndodhi ngjarja "Big Market", ku një person i armatosur kishte hyrë për të grabitur.

Në përleshje me të, e reja ka mbetur e plagosur. Uniformat blu të komisariatit Nr.5 në Kamëz kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po këqyren pamjet filmike, me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat