Shaqiri i hap derën Kosovës: Nëse më bëjnë kapiten…

Futboll

Shaqiri i hap derën Kosovës: Nëse më bëjnë kapiten…

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 22:42
Xherdan Shaqiri

Futbollisti i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar për “The Guardian” që është gati të luajë për Kosovën gjatë eliminatoreve të “Rusi 2018” nëse do t’i ofrojnë shiritin e kapitenit

Kapiteni i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka pranuar se po konsideron të luajë me kombëtaren e Kosovës, nëse kjo e fundit do t’i besojë shiritin e kapitenit. 23-vjeçari Shaqiri ka lindur në Kosovë, por familja e tij emigroi në Zvicër kur ai ishte fëmijë dhe pasi u rrit në akademinë e Bazelit zgjodhi të luante për kombëtaren e Zvicrës.

Megjithatë, tani që Kosova është anëtare me të drejta të plota të FIFA-s dhe UEFA-s, të gjithë kosovarët kanë të drejtë të luajnë për vendin e tyre.

Xherdan Shaqiri është gati të pranojë ftesën e Kosovës Duke folur për gazetën britanike “The Guardian”, Shaqiri deklaroi: “Nëse trajneri i Kosovës do të dojë që unë të jem kapiteni i Kosovës, atëherë do ta mendoj si opsion.”

Sipas “The Guardian”, Shaqiri është mërzituar nga trajtimi që ka pasur nga trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili nuk e mori në konsideratë në momentin që hoqi Gokhan Inler nga skuadra.

Kapiteni i Zvicrës u emërua Stephan Lichtsteiner. Granit Xhaka dhe Valon Behrami, futbollistët e tjerë me gjak shqiptar, janë zgjedhur zv.kapiten dhe kapiten i tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat