Agolli me shiritin e kapitenit ndaj Francës

Futboll

Agolli me shiritin e kapitenit ndaj Francës

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 23:35
Ansi Agolli

Futbollisti 34 vjeçar do të jetë kapiten pas mungesës së Lorik Canës të ndëshkuar në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Në një konferencë për mediat të mbajtur pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja në Francë, Agolli dha se ndihej i vlerësuar për vendimin e De Biazit dhe në të njëjtën kohë, foli për përgjegjësitë që mbart shiriti i lënë nga Lorik Cana, pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës.

“Është një kënaqësi mjaft e madhe si futbollist. Është maksimumi për një lojtar dhe shpresoj të jap më të mirën për këtë ndeshje. Përgjegjësia është mjaft e madhe. Janë 10 milionë shqiptar që ti përfaqëson, kështu që…”,-deklaroi Agolli, transmeton Panorama.

Ndërsa u shpreh se është i ndërgjegjshëm për presionin me të cilin do të përballet nesër në fushë. “Franca nuk ka vetëm Pogbanë, por disa lojtarë cilësorë, sidomos lojtarët e krahëve.

Ne që luajmë në krah do të kemi shumë punë nesër. Për sa i përket ndeshjes me Zvicrën, pas një ndeshje emocionuese, arritëm të dilnim në lojën tonë, kartoni i kuq na i vështirësoi disi gjërat”,-tha ai.

Pas dënimit të Lorik Canës në pjesën e parë ndaj Zvicrës, shiritin e kapitenit e mori mbrojtësi Elseid Hysaj.

Por trajneri Xhani De Biazi duket se ndryshoi mendim, duke ia kaluar shiritn e kapitenit Ansi Agollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat