Edhe Dhurata Dora pre e këngëtarëve bullgar

Mediale Vip

Edhe Dhurata Dora pre e këngëtarëve bullgar

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:39
Dhurata Dora

Muzika shqiptare edhe përkundër kritikave të shumta që po merr çdo ditë, po duket se po sundon në Ballkan.
Muzika shqiptare edhe përkundër kritikave të shumta që po merr çdo ditë, po duket se po sundon në Ballkan.

Jemi mësuar që më shumë raste të dëgjojmë kur këngëtarët shqiptarë huazojnë këngë nga të huajt e sidomos nga shtetet fqinj, por si duket gjërat kanë ndryshuar.

Këtë herë këngëtarët bullgar Maria dhe reperi i njohur si DEE, kanë huazuar këngën hit të këngëtares shqiptare Dhurata Dora, raporton Magazina.

Siç raporton Magazina.al, bëhet fjalë për hitin “A bombi” i cili është publikuar dje më 13 qershor, në versionin e gjuhës bullgare, ndërsa Dhurata Dora këtë këngë e kishte publikuar në vitin 2014.

Nuk dihet nëse kjo këngë është risjell me marrëveshje pas dy viteve me këngëtaren shqiptare, por ajo është hedhur në Youtube dhe në të nuk figuron askund e drejta autoriale e cila i takon këngëtares shqiptare.

Për më shumë dëgjoni të dy këngët dhe vlerësoni vetë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat