Familja nga Kosova fiton qëndrimin në Gjermani

Gjermania

Familja nga Kosova fiton qëndrimin në Gjermani

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 13:40
Familja rome nga Kosova Mehmeti-Bunjaku

Para pak ditëve kjo familje e integruar mirë në Altdorf të Bambergut ka fituar një status qëndrimi në Gjermani. Me këtë është përmbushur një ëndërr e kahmotshme për Bunjakët.

Familja rome nga Kosova Mehmeti-Bunjaku jeton tash një kohë të gjatë në Gjermani. Edhe pse kërkesa për azil kësaj familjeje i ishte refuzuar me kohë, qëndrimi i saj në Gjermani tolerohej për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Sadbere Bunjakut, nënës së katër fëmijëve, shkruan nordbayern.de.

Familja dhe miqtë e saj gjermanë nuk ishin dorëzuar nga mosdhënia e statusit të refugjatit por ishin angazhuar për qëndrim.

Dhe, duket se kjo këmbëngulje u është shpaguar të gjithëve, transmeton albinfo.ch. Para pak ditëve kjo familje e integruar mirë në Altdorf të Bambergut ka fituar një status qëndrimi në Gjermani. Me këtë është përmbushur një ëndërr e kahmotshme për Bunjakët.

Shanset e tyre dukeshin të zbehura pasi që kryefamiljarit Sefo Mehmeti i ishte refuzuar kërkesa për statusin “Duldung”.

Para së gjithash për nënën, Sadberen kjo përbën një lehtësim të madh, ndonëse ende nuk dihet përfundimisht se çfarë titulli do të ketë statusi i qëndrimit të saj dhe të fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat