Dy gra publikojnë pamjet e jashtëzakonshme të asaj që quhet “Jeta brenda ISIS-it”! (Video)

Bota

Dy gra publikojnë pamjet e jashtëzakonshme të asaj që quhet “Jeta brenda ISIS-it”! (Video)

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:47
Ilustrim

Dy gra kanë përdorur kamera të fshehta për të kapur realitetin e jetës brenda qytetit Raqqa, në veri të Sirisë, të kontrolluar nga ISIS.

Dyshja, të cilave u janë vënë emrat Om Omran dhe Om Mohammad, rrezikuan me vdekje duke vendosur kamera të fshehta dhe duke incizuar jetën brenda Shtetit Islamik.

Aty dokumentohet sidomos jeta e grave nën sundimin e ISIS-it: ato janë të ndaluara të largohen nga shtëpia të vetme dhe dënohen nëse nuk e mbulojnë plotësisht trupin e tyre.

Madje, siç përshkruajnë ato, edhe në ngjyrat e flokëve të grave të cilat shiten nëpër dyqane, gjegjësisht në paketimin e tyre janë gërvishtur fotografitë e grave pa mbulesë.

Ato gjithashtu kanë kapur pamjet e luftëtarëve të armatosur të ISIS-it në rrugë së bashku me gratë nga Hisbah, forcat e policisë fetare të ISIS.

Shumica përpiqen për të fshehur armët e tyre nga frike se do të shënjestroheshin nga ndonjë sulm ajror.

ISIS mori nën kontroll qytetin e Raqqa në gusht të vitit 2014, duke e transformuar atë defakto në “kryeqytet të Sirisë”.

Siç kanë mësuar ato, përcjell Telegrafi, fillimisht, gratë janë lejuar të veshin mbulesë normale dhe nuk janë detyruar të veshin dorashka të zeza apo të mbulojnë sytë e tyre.

“Por çdo javë, pas lutjeve të së premtes, njerëzve u janë dhënë urdhra në lidhje me rregullat e reja që duhet aplikuar”, thotë Om Mohammad. “Rregullat përfunduan me gratë duke u detyruar të veshin dorashka dhe mbulesë të dyfishtë, dhe qëndrimin në shtëpi”.

“Shkollat e vajzave u mbyllën. Mësimet u dominuan nga studimet e Sheriatit. I tërë sistemi i vjetër shkollimi u zhduk dhe u zëvendësua me shkollat e ISIS-it”.

Të burgosurit u vranë duke përdorur metoda brutale dhe homoseksualët u mbytën duke i hedhur nga kulmet.

Ndër tjerash, gratë përshkruajnë se kishin parë një ekzekutim, ku një ushtar u vra me pushkatim dhe më pas iu pre koka.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat