40 mijë vizitorë në Panairin e Librit

Libra

40 mijë vizitorë në Panairin e Librit

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 12:54
Nga konferenca per media

Rreth 40 mijë qytetarë e kanë vizituar panairin e sivjetmë të librit në Prishtinë. Sot në ditën e mbylljes së këtij edicioni, organizatorët janë shprehur të kënaqur me rezultatet që kanë dalë. Sipas tyre, çdo libër që ka kërkuar lexuesi, e ka gjetur aty. Librat më të lexuar në këtë edicion kanë dalë të jenë ata nga shkrimtari Veton Surroi, Bekim Femiu, Albatros Rexhaj, Veli Karahoda dhe Azem Deliu.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku tha se shpresojnë të ndërkombëtarizojnë panairin.

“Dalim ke rezultate të mira. Kemi dashtë të japim një shembull të mirë se kur ekziston dëshira puna kryhet mirë. Nuk ka pas çka të kërkojë lexuesi shqiptarë e mos ta gjejë. Shpresojmë që ta ndërkombëtarizojmë panairin. Në këtë panair kanë marrë pjesë diku 38 deri 40 mijë vizitor. Brenda ditës na ka ndodhë të kemi dhjetë promovime. Kemi ndarë shpërblimet e panairi”, tha ai.

Në këtë edicion, risi ishte ndërtimi i një pyetësori me vërejtjet e pjesëmarrësve dhe propozimet e tyre. E nga kjo kanë dalë vërejtje për sallën e ngushtë dhe mungesën e ajrosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat