U mbajt Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit, Kastriot e Skifter Arifi...

Gjilani

U mbajt Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit, Kastriot e Skifter Arifi...

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 17:07
Nje pamje nga akademia perkujtimore ne Gjilan

Dje, në sallën e Teatrit të Gjilanit, në një atmosferë dhembjeje, u mbajt një Akademi përkujtimore në nderim të luftëtarëve Skifter e Kastriot Arifi, dëshmorë të kombit. Kjo Akademi perkujtimore u mbajt në 15-vjetorin e rënies së tyre në altarine lirisë. Andaj, tërë kohën e këtij manifestim përkujtimor, lotët nga ta afërmit e familjes nuk linin të thahen sytë, të cilët, edhe përkundër krenarisë së dëshmorëve, ata ndijenin mungesën e djemëve të mëdhenj të këtij kombi Skifterit dhe Kastriotit.

Me këtë rast përkujtues, folën me radhe që nga ish bashkëluftëtarët e të rënieve e gjer tek historianët e njerëzit e politikës, të cilët përmendën dhe evokuan me nderim të thellë edhe veprimtarinë dhe qëndrimin burrërorë të hronjve të kombit. Njëri ra në Betejën e Sllupçanit në Maqedoni, e tjetri në atë të Preshevës.

Te dy dëshmorët e kombit luftuan për një kauze të madhe që quhet Shqipëri etnike. Në mesin e shumë personaliteteve ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari, që e përcolli nderin e familjes Jashari deri tek nderi i familjes Arifi.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat