Berisha: Gjoba kriminale prej 8 mln eurosh ndaj qytetarëve për ndeshjet e Euro2016

Shqipëria

Berisha: Gjoba kriminale prej 8 mln eurosh ndaj qytetarëve për ndeshjet e Euro2016

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 16:55
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qeveria dënoi sportdashësit shqiptar me një gjobë turpi për çdo ndeshje të kampionatit evropian, pasi Televizioni Publik ua dha të drejtën privatëve transmetimin e ndeshjeve në kundërshtim flagrant me ligjin.

Berisha shkruan se bëhet fjalë për një aferë 8 milionë euro si gjobë ndaj qytetarëve nga Rama dhe Gellçi i tij(drejtori i TVSH-së), duke kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet.

Reagimi i Berishës:  

Edvin Kristaq Rama me Gellçin e tij te zi dënon me gjobë çdo sportdashës shqiptar për të paguar për çdo ndeshje te kampionatit Evropian!

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama më Gëllçin e tij te zi, dënuan çdo sportdashës shqiptar me nje gjobe turpi për çdo ndeshje, pasi RTSH jua dha të tjerëve të drejtën e transmetimit te ndeshjeve ne kundërshtim flagrant me ligjin qe e detyronte atë te transmetonte falas ndeshjet e kampionatit evropian te futbollit për qytetaret qe financojnë me taksat e tyre televizionin publik shqiptar.

Një aferë e pistë prej 8 milionë euro qëndron në bazë të kësaj gjobë kriminale të qytetarëve nga Rama dhe Gellçi i tij i zi. I bej therrje grupit parlamentar te nise menjëherë procedurat e shkarkimit te banditit qe Olsi Rama solli nga jashtë për t’i dorëzuar RTSH-në.

I bëj thirrje prokurorisë se shtetit te nise menjëherë hetimet për Gellçin e zi, Olsi dhe Edi Ramën që qëndrojnë mbrapa tij, për aferën korruptive që dënon me gjobë çdo qytetar shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat