Ymeri thotë se Shqipëria ka bërë që ky kampionat, të përjetohet më ndryshe

Lajme

Ymeri thotë se Shqipëria ka bërë që ky kampionat, të përjetohet më ndryshe

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 16:01
Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka uruar suksese kombëtares së Shqipërisë në ndeshjet e parë të  “Euro 2016”.

Ymeri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Shqipëria që dikur shërbente për të mbushur numrin tash është pjese e kampionati.

Ai ka thënë se ky kampionat po përjetohet më ndryshe këtë vit.

se kombëtarja na e mundësoi që së paku në futboll të renditemi si komb i barabartë, krahas kombeve të tjera.

“Shqipëria që shërbente si kusur, kurse në sport si numër për të mbushur grupin, tash është pjesë e kampionatit. Edhe vetë kampionati evropian tek ne po përjetohet ndryshe kësaj radhe. Dua t’iu uroj fillim me këmbë të mbarë kuqezinjve. Le të fitojë futbolli, sidomos Shqipëria”, ka shkruar Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat