Hodhi bishtin e cigares në kokën e një femre, por e pësoi keq nga i dashuri saj (Video)

Ndryshe

Hodhi bishtin e cigares në kokën e një femre, por e pësoi keq nga i dashuri saj (Video)

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 17:16
Ilustrim

Në një nënkalim në Watford të Anglisë, dy persona qëndronin mbështetur për muri, kur pranë tyre kaluan një çift që mbaheshin për krahu.

Pasi ata iu kthyen shpinën, njëri nga meshkujt e hodhi bishtin e ndezur të cigares, në kokën e femrës.

Ajo e largoi me shpejtësi pa bërë panik, por i dashuri saj nuk priti gjatë dhe iu kundërvu ngacmuesit.

Me vetëm një boks të vetëm, ai e la të shtrirë pa ndjenja, ndërsa shokun e tij e shmangi duke mos i dhënë ndonjë goditje të fortë.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni se si afrohet ai që ta ndihmojë shokun, i cili mbeti pa vetëdije.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat