Futbollistët vëllezër që luajnë për ekipe të ndryshme

Futboll

Futbollistët vëllezër që luajnë për ekipe të ndryshme

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 16:50
Granit dhe Taulant Xhaka

Derisa Taulant dhe Granit Xhaka bëhen gati për tu ballafaqur me një tjetrin në Euro 2016, ne ju tregojnë lidhur me vëllezërit që luajnë për ekipe të ndryshme.

Shqipëria dhe Zvicra janë kokë me kokë në grupin e dytë A dhe do të luajnë të shtunën pasdite, e të dy vëllezërit do të jenë për ta filluar këtë ndeshje, shkruan Sky Sport, transmeton Bota Sot.

Graniti, i cili ka nënshkruar së fundmi për Arsenalin, ka bërë 41 paraqitje për Zvicrën, ku të dy janë lindur, ndërsa vëllai i tij luan për Shqipërinë, e prindërit e tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe janë vendosur në Basel pas lindjes së Taulantit.

Image

Të dy vëllezërit kanë përfaqësur kombëtaren zviceranë në ekipin e të rinjve, derisa Taulanti vendosi të lauajë për Shqipërinë, për të cilën deri tani ka 6 paraqitje.

Por, vëllezërit Xhaka nuk janë të vetmit që janë velëzër dhe luajnë për kombëtare të ndryshme.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Jerome dhe Kevin-Prince Boateng, ku Jerome luan për Gjermaninë, ndërsa Kevin luan për Ghana-n, pastaj Rafinha që luan për Brazilin dhe vëllai i tij Thiago Alcantara që luan për Spanjën.

Image

Përpos tyre kemi edhe John Goodall që luan për Anglinë, ndërsa vëllai i tij Archie luan për Irlandën e Veriut./BS/

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat