Arrestohen në Britani 8 shqiptarë si shpërndarës droge, mes tyre edhe Ndriçim Xhepa

Kronikë e zezë

Arrestohen në Britani 8 shqiptarë si shpërndarës droge, mes tyre edhe Ndriçim Xhepa

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 11:29
Policia angleze

Tetë shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje drogë të cilësisë A dhe një tjetër është deportuar pasi policia e Brighton në Britaninë e Madhe bastisi gjashtë baza të shpërndarjes së drogës.

Operacioni u krye të martën, pasi u zbuluan disa individë në adresat Pool Valley, Preston Grange, Donald Hall Road, Regency Meës dhe London Road, Brighton dhe Hove Park vila në Hove.

Në total u arrestuan 11 persona ndërsa si provë materiale është sekuestruar një sasi e madhe parash, kokainë dhe automjete me vlerë disa mijëra paund.

Ndërsa një 58-vjeçar është deportuar.

Ramazam Capa, 21 vjeç pa një adresë fikse, Genti Capa, 26 vjeç pa adresë fikse, Ndriçim Xhepa 28, me banim në London Road, Brighton. Gledis Osmani, 21, me banim në London Road, Brighton, Mevlan Dema, 34, banues në Hove Park Villas, Hove, Leonard Dema, 35 vjeç, banor i Pennymead, Harloë, Essex, Klinton Dani, 23, i Pool Valley, Brighton dhe Kadri Dema, 23, pa një adresë fikse, të gjithë akuzohen për furnizimi dhe shpërndarje droge të klasës A.

Mevlan Dema akuzohet edhe për armëmbajtje dhe pastrimit parash.

Një 31-vjeçar nga Brighton u arrestua pasi dyshohet si furnizues i drogës të klasit A, i liruar me kusht më 18 korrik, po ashtu dy persona të tjerë një 32-vjeçar dhe 42-vjeçar, të dy nga Brighton, u arrestuan si të dyshuar si shpërndarës, të liruar me kusht në 27 korrik.

Shefi i policisë Nev Kemp tha:

"Ne kemi në shënjestër një grup personash brenda komunitetit shqiptar të cilët ne besojmë janë të përfshirë në furnizimin e drogës së cilësisë së parë”, shkruajnë të përditshmet britanike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat