Rusi: Kundërshtohen akuzat e Turqisë për sulm në spitalet siriane

Azia

Rusi: Kundërshtohen akuzat e Turqisë për sulm në spitalet siriane

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:38
Pamje e datës 8 qershor ku shihen shkatërrimet në Alepo të Sirisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë i ka hedhur poshtë akuzat e Turqisë se i ka bombarduar dje dhe pardje spitalet, xhamitë dhe caqet e tjera civile në Alepo të Sirisë.

“Forcat ajrore të Rusisë nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm në qytetin Alepo”, tha mbrëmë zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, dhe ka shtuar se sikur edhe gjatë akuzave të mëparshme të Turqisë, Ankaraja nuk ka paraqitur prova se Rusia ka dorë në bombardime.

Më herët, ministria e jashtme e Turqisë e ka akuzuar Rusinë se po i bombardon xhamitë, spitalet, shkollat dhe caqet e tjera civile në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat