Apple riorganizon dyqanin e aplikacioneve App Store me abonime të reja dhe reklama me pagesë

Teknologji

Apple riorganizon dyqanin e aplikacioneve App Store me abonime të reja dhe reklama me pagesë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 07:44
Apple

Ngelen pak ditë nga konferenca e zhvilluesve WWDC dhe Apple ka vendosur që hedhë dritë mbi disa të reja që po vinë në dyqanin e aplikacioneve App Store. Zv Presidenti i përgjithshëm i Marketingut, Phil Schiller erdhi në krye të dyqanit të aplikacioneve në muajin Dhjetor dhe 7 muaj nga ky promovim kanë filluar ndryshimet e para.

Ndryshimi më madhor do të jetë tek shpërndarja e të ardhurave nga aplikacionet me shërbime me pagesë. Me sistemin e ri shpërndarja do të vijojë 70 % e të ardhurave tek zhvilluesi dhe 30% tek Apple ndërsa nëse konsumatorët vendosin të abonohen për më shumë se një vit ky raport do të ndryshojë në 85-15 në favor të zhvilluesve.

Ky ndryshim do të funksionojë vetëm për aplikacionet që ofrojnë shërbime abonimi si Netflix apo Spotify. Raporti 70-30 do të vijojë të ngelet për llojet e tjera të aplikacioneve.

Apple gjithashtu po aplikon ndryshime për modelet e abonimit në aplikacionet me pagesë si video lojërat apo aplikacionet e produktivitetit. Zhvilluesit do të mund të përzgjedhin mes 200 tarifave të abonimit të cilat mund të variojnë nga një territor tek tjetri. Madje zhvilluesit mund të ofrojnë pako aplikacionesh dhe ti sheshin si një abonim apo blerje e vetme.

Surprizat vijojnë për zhvilluesit sepse ata do të kenë mundësi të caktojnë çmime të ndryshme për konsumatorë të ndryshëm. Rast konkret do të ishte një çmim ndryshe për abonentët aktivë.

Një tjetër ndryshim madhor do të jetë koha e rishikimit të aplikacioneve që pritet të publikohen në App Store. Tani 50 % e aplikacioneve aprovohen brenda 24 orëve ndërsa 90% e tyre brenda 48 orëve. Në të kaluarën ky proçes kërkonte javë që të finalizohej.

Njoftimi i fundit i Apple ka të bëjë me procesin e kërkimit të aplikacioneve të reja. App Store tani e tutje do të bëhet më i zgjuar duke analizuar aplikacionet e instaluara nga seksioni “Featured” me qëllim që të rrisë shanset që përdoruesit ti shfaqen aplikacione që nuk i ka vënë re më parë. Gjithashtu aplikacionet mund të shpërndahen në rrjetet sociale.

Së fundi Apple do të fillojë të shfaqë reklama me pagesë për zhvilluesit të cilët kanë të paktën një aplikacion në App Store. Përmbajtja reklamuese nuk do të gjurmojë përdoruesit e as nuk do tu shfaqet fëmijëve me ID të menaxhuara që tregojnë një moshë nën 13 vjeç. Gjatë kësaj vere do të ofrohet një beta e sistemit të reklamave me pagesë për zhvilluesit për të cilin këta të fundit nuk do të tarifohen. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat