Mustafa: Bisedimet për EULEX-in, kah fundi

Kosova

Mustafa: Bisedimet për EULEX-in, kah fundi

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 22:13
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për transmetusin publik ka bërë të ditur se bisedimet për vazhdimin e misionit të EULEX-it janë kah fundi.

Ai tha se janë duke u zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian lidhur me këtë çështje, ku është vendosur që këtë herë në përbërje të EULEX-it të ketë më pak anëtar, të cilët do t’i vazhdojnë lëndët që kanë mbetur pa kryer, dhe do të krijojnë kushte për transferimin e atyre lëndëve në institucionet vendore.

Lidhur me Gjykatën Speciale, kryeministri tha se nuk u është paralajmëruar ndonjë afat se kur do të ndodhë, por sipas tij, është çështje e BE-së që të krijojë kushte për staf, administratë dhe objekt, për të cilat thotë se nuk kanë ndonjë informacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat