Kuvend- Ligji ‘për marrëveshjet ndërkombëtare’, rrëzohet dekreti i Presidentit

Shqipëria

Kuvend- Ligji ‘për marrëveshjet ndërkombëtare’, rrëzohet dekreti i Presidentit

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:13
Kuvendi i Shqiperise

Pas një séance plenare që u shoqerua me debate dhe tensione mes palëve, ku fokusi ishte reforma në drejtësi, Kuvendi miratoi të enjten pasdite të gjitha cështjet e parashikuara në rendin e dites, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në votim.

Me 73 vota u rrëzua dekreti i Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”;
Me 75 vota deputetët miratuan p/ligjin “Për ndërmarrjet sociale” që synon integrimin dhe riintegrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, për shkak se mosha apo shëndeti, nuk i lejon një qasje aktive në tregun e punës.
Po me 75 vota u miratua dhe p/ligji “Për shërbimet në Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu, Kuvendi votoi sot dhe për zgjatjen me një muaj të afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor për serverin e tatimeve, ndëersa me 6 muaj u shty afati I punës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat