88 bimë narkotike në pronën e tij dhe nuk e dinte

Kronikë e zezë

88 bimë narkotike në pronën e tij dhe nuk e dinte

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 11:14
Bimë narkotike

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Suhogërll në Istog, një mashkull ka raportuar policinë se dyshonte se në pronën e tij ka vërejtur bimë të dyshuara narkotike. 

Kur njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur dhe ka asgjësuar 88 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria, ndërsa policia ka filluar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat