Berisha: Dëshmi tjetër tronditëse për kupolën e Policisë së shtetit!

Shqipëria

Berisha: Dëshmi tjetër tronditëse për kupolën e Policisë së shtetit!

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 18:30
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marr një mesazh nga një qytetarë për një krim që ka ndodhur.

Në mesazhin e marr nga Berisha thuhet se lëshon akuza të rënda ndaj Ervin Hodaj dhe Alban Çelës, ky i fundit tezaku i Saje Qorrit.

“Deshmi tjeter tronditese per kupolen e policise se shtetit!
Oficeri dixhital denoncon:
Dekonspirimi i operacionit nga Spartak Guma shkakton dy viktima qe u vrane dhe u dogjen kufomat. Ai leshon akuza te renda ndaj Ervin Hodaj dhe Alban Çeles, ky i fundit tezaku i Saje qorrit. Per me hollesisht lexoni mesazhin e oficerit te sektorit te infiltrimit. sb
"Pershendetje doktor Berisha, une jam nje ish efektiv i sektorit te infiltrimit, i thirur ne kete sektor nga dy oficeret Ervin Hodaj, dhe Alban Cela. kjo e ndodhur ne prill te 2013, pasi une po punoja ne Kom, Pol, Diber. dhe pas aktivizimit ne kete sektor kemi kryer disa sherbime ku drejtor ishte Agim Kocia qe e kishte krijuar kete berthame, por me Ardhjen e PS ne qershor 2013 ky sektor si te gjith administrata u rimoren drejtues dhe efektiv nga ishet, e perjashtuar nga Policia e shtetit, por ne kete sektor me ardhjen e Spartak Gumes aty filloi shperberja dhe largimi i efektiveve te rinj, ishet dhe largimi i atyre qe ishin ne ate sektor, dhe dy oficeret qe kishin lidhje te drejteperdrejta me ministrin u graduan njeri ne fier Ervin Hodaj dhe Alban Cela djali tezes se Sajmir Tahirit ne Diber N/Drejtor pasi nuk kishte graden, Kurse Spartak Guma nderpreu te gjith aktivitetin duke na zbuluar sherbimin nga ku nje sherbim pasoi me dy viktima te cilet u vrane dhe u dogjen ne Dures nga Odise Verbofshi. Kjo ngjarje e te tjera na nxoren te pambrojtur si mua ashtu dhe kolegun tim qe kishim kontaktet me kete grup per transportin e lendeve narkotike ne Europe dhe konkretisht destinacioni i tyre ishte Gjermania. Ngjarje kjo e ndodhur ne shkurt te vitit 2014, ose pas dy muajsh qe Spartak guma erdhi ne ate funksion. dhe per mua dhe familjen time filloi represioni i grupeve ku ne kishim depertuar, por kjo nuk mbeti me kaq pasi Spartak Gumes i kishim shkelur ne kallo ai finalizoi sherbimin ndaj miqve te tij duke me perjashtuar dje nga policia e shtetit, gje e cila me detyroi qe une te mar familjen dhe te largohem jashte Shqiperise ku akoma jam i larguar pasi une gjykoj se jeta ime dhe e familjes eshte ne rezik. te pershendes per publikimin tuaj dhe informacionin e kolegut tim dixhital pasi une nuk kisha mundesine tja faktoj krimin atij perbindeshi pasi u largova menjehere se nuk kisha mundesi te perballoja presionin e tij. me respekt A.M", ka shkruar Berisha në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat