MKRS ndan çmimet vjetore për muzikë

Muzikë

MKRS ndan çmimet vjetore për muzikë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 16:18
Ndarja e çmimeve nga MKRS

Në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u ndanë çmimet vjetore në fushën e muzikës.

Ministri me këtë rast u shpreh se këto çmime janë një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të jetës artistike e muzikore në vend.

Në bazë të vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje të akademik Zeqirja Ballata, kryetar i jurisë, Valton Beqiri, kompozitor dhe Baki Jashari, kompozitor e dirigjent, profesoresha e muzikës Sevime Gjinali dhe Seniha Spahiu, janë laureate të Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2015.

Vlera financiare e këtij çmimi është 5 mijë euro, ndërsa sivjet, me vendim të jurisë, çmimi është ndarë për dy laureate, që kanë marrë nga 2.500 euro.

“Çmimet Vjetore për kategorinë e veprave stilistike dhe duo” iu dha kompozitores Dafina Zeqiri- Nushi për veprën “Fantazia e Fuga”.

Vlera e këtij çmimi është 1, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave kamertale” i dha kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën“Suitë shqiptare”.

Vlera e këtij çmimi është 3, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave orkestrale-simfonike dhe koncertale iu dha kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Koncert për violinë e piano e orkestër”.

Vlera e këtij çmimi është 4, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave vokalo-instrumentale” iu dha kompozitorit Drinor Zymberi i për veprën “Cantata Metamorphosis”.

Vlera e këtij çmimi është 5, 000 mijë euro.

Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi akademiku Zeqirja Ballata.

Image
Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat