Mitrovicë: Policia sulmohet me mjete të rënda, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Policia sulmohet me mjete të rënda, arrestohen dy persona

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:05
Arrestime

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë me mjete të forta duke dëmtuar edhe veturat zyrtare policore.

Rasti kishe ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin sugjeruar dy të dyshuarit që të shoqëroheshin për në stacionin policor për t’u intervistuar.

“Zyrtarët policorë kanë arritur që dy të dyshuar H. G., 50 vjeçar dhe S. G., 26 vjeçar t’i arrestojnë, ku të njëjtit u janë nënshtruar procedurave intervistuese. Pas procedurave, me vendim të prokurorit të çështjes, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar procedurë për vepër penale: ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’, ‘pengim i personit zyrtar’ dhe ‘dëmtim asgjësim i pasurisë së luajtshme’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat