Gjithmonë kam pasur fat (Foto)

Mediale Vip

Gjithmonë kam pasur fat (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 7 qershor 2016 Në ora: 14:33
Linda Idrizi

Deri tani ky është titulli më i rëndësishëm për të. Ka shumë epitete të bukura që e thërrasin, që nga e “Bukura e Shqipërisë” e deri te “Hirushja shqiptare”. Tani kurora e “Miss Universe Albania 2016” e vulos se vërtëtë është një vajzë e bukur dhe mjaft e veçantë në dukje.

E sapo zgjedhura si vajza më e bukur që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe 2016”, Linda Idrizi, vjen në një rrëfim ekskluziv për “Bota sot” ku na tregon emocionet e këtij spektakli, vetëbesimin e saj, inkurajimin dhe pëlqimin e të gjithëve, si dhe si po e jeton këtë ëndërr të bukur.

“Bota sot”: Përshëndetje të të thërrasim më e bukura shqiptare, apo thjesht Linda?
-(Qesh). Kjo është vërtetë një pyetje e bukur, pasi më kanë thirrur Linda, e bukura e Shqipërisë, Princesha jonë, Princesha e Elbasanit, Hirushja shqiptarja, e shumë emërtime të tjera.

“Bota sot”: Emri i plotë është Lindita? Nga ky emër
-Po emri im i plotë është Lindita.

“Bota sot”: Vërtetë ishe më e bukura në këtë konkurs?
-Po, përderisa juria më zgjodhi mua fituese mendoj se isha më e mira.

“Bota sot”: Mos më thuaj se asnjërës, të paktën kur rrethi u ngushtua nuk ia kishe frikën?
-Unë kam shumë besim në vetvete, pak a shumë kisha dëgjuar se isha më e veçanta dhe më e mira dhe duhet ta fitoja. Por përsëri frika ekziston kur nuk e di se cila është fituesja.

“Bota sot”: Pse mendove se fitove ti?
-Unë mendoj se juria më zgjodhi mua sepse i plotësoj të gjitha parametrat që duhet të ketë një miss. Si dhe për pamjen që kamë rënë gjithmonë në sy jam vlerësuar gjithmonë.

“Bota sot”: Nuk je edhe e panjohur, më parë me disa tituj, e tash këtë titull e konsideron si më të rëndësishmin?
-Po ky është një titull më i rëndësishëm për mua, pasi ky titull të krijon mundësinë që unë të punoj dhe të bëhem e njohur jashtë vendit tim.

“Bota sot”: Të gjitha vajzat të uruan, pas fitores, kishte ndonjë që as nuk tu afrua?
-Jo, të gjithë vajzat më kanë uruar dhe ishin shumë të lumtura që e kisha fituar unë atë kurorë, pasi ato edhe gjatë provave ma thonin dhe ma përmendin shpesh që unë duhet ta fitoja sepse isha më e mira. Ato ishin shumë të dashura të gjitha me mua.

“Bota sot”: Zakonisht kurorën e dorëzon paraardhsja, atë natë mungoi, do të doje të ishte Megi (Miss universe Albania) aty?
-Po do të më pëlqente që të ishte edhe Megi, por fakti që kurorën ma vendosi e bukura Anisa Kospiri më pëlqeu më shumë, pasi ajo është më e vjetër dhe ka më eksperincë në këtë fushë.

“Bota sot”: Ishte ndonjë person që të jepte më shumë zemër, dhe atë natë ishte ëngjëll për fitoren tënde?
-Po personi që më jepte më shumë zemër ka qenë mentorja ime Xhensila Pere që më thoshte gjithmonë : “Je më e mira shkëlqe”.

“Bota sot”: Atë natë ke parë ndonjë ëndërr, e ndoshta po jeton si në ëndërr e nuk e beson ende për kurorën që ke?
-Po atë natë vërtetë ishte një ëndërr e bukur për mua, por tani në ditët që po kalojmë po e përjetoj akoma më bukur, pasi e shoh se çdo gjë është e vërtetë.

“Bota sot”: Po Xhensila mentorja jote mendon se të solli edhe ajo fat në këtë titull?
-Fatin një njeri e ka ose se nuk e ka vetë, e unë mendoj se kam pasur gjithmonë. Xhensila më ka ndihmuar në kurajon dhe këshillat e fjalët e mira që më ka thënë gjithmonë.

“Bota sot”: Të ka thënë njeri që nuk dukesh si shqiptare, duke u bazuar edhe në flokët?
-(Qesh). Përderisa ju përket flokëve e pamjes sime është e vërtetë, këtë ma kanë thënë gjithmonë.

“Bota sot”: Si është Linda me anglishten, duke ditur se do të duhet shumë kjo gjuhë kur të përfaqësosh Shqipërinë në Miss Universe?
-Me anglishten jam shumë mirë.

“Bota sot”: Cila është femra më e bukur shqiptare, ose missi më i bukur shqiptar sipas teje?
-Misse të bukura shqiptare ka shumë, por mua missi që më pëlqen shumë si nga karakteri, sjellja dhe pamja është Valbona Selimllari.

“Bota sot”: Kanë nisur emocionet, apo parashikimet për këtë event botëror që vjen, e shikon vetëm në mos jo fituesja në “Top 5”?
-Po e shoh, unë kam shumë besim në vetvete dhe do të mundohem dhe përkushtohem shumë që ta përfaqësoj denjësisht vendin tim.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat