Pirja e duhanit pas iftarit është shumë e rrezikshme

Shëndetësia

Pirja e duhanit pas iftarit është shumë e rrezikshme

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:06
Pirja e duhanit

Shefi i Departamentit të Kardiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Giresun, profesor Kaan Kulan thotë se konsumimi i cigares pas iftarit rrit rrezikun për sëmundjet e damarëve dhe zemrës

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Kulan tha se konsumimi i duhanit është në krye të listës së faktorëve që janë shkaktarë për sëmundjet e damarëve dhe zemrës.

Duke theksuar se muaji i Ramazanit është një shans i mirë për të lënë duhanin, ai tha se për shkak të agjërimit ata të cilët konsumojnë shpesh cigare mund të largohen nga kjo praktikë. Kulan shton gjithashtu se Ramazani ndikon në ndryshimin e shumë praktikave ushqimore tek njeriu.

Duke nënvizuar se një nga praktikat që mund të ndryshojnë në Ramazan është edhe konsumimi i duhanit, Kulan tha: ''Lënia e cigares gjatë muajit të Ramazanit është më e lehtë. Çdo gjë është e fshehur në kodet e trurit. Gjatë agjërimit nuk konsumohet cigare. Nëse i 'tregoni' vazhdimisht trurit që do të hiqni dorë nga cigarja, mundësia për ta lënë në këtë muaj është shumë e madhe”.

Doktor Kulan gjatë fjalës së tij tërhoqi vëmendjen krahas mundësisë së lënies së cigares edhe tek dëmet që shkakton ajo nëse konsumohet pas iftarit. ''Është një temë që diskutohet shpesh tek njerëzit. Cilët rrezikojnë më shumë për sëmundjet e damarëve dhe të zemrës? Ata që konsumojnë më pak apo ata që konsumojnë më shumë? Faktikisht mes këtyre nuk ka shumë ndryshim. Përsa i përket sëmundjes së zemrës dhe të damarëve cigarja pak ose shumë ndikon në shkaktimin e kësaj sëmundje'.' është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat