Thirrje për asgjësim të trafikantëve të drogës

Bota

Thirrje për asgjësim të trafikantëve të drogës

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 19:48
Rodrigo Duterte

Presidenti i sapozgjedhur i Filipineve thotë se do t’u paguajë shpërblim atyre që vrasin trafikantët e drogës. Sipas “Zërit të Amerikës”, Rodrigo Duterte pat thënë gjatë fushatës zgjedhore se do të vinte në veprim ushtrinë dhe policinë për të luftuar trafikantët. Mbrëmë, ai ftoi edhe publikun e gjerë t’u vihej pas trafikantëve. Në komentet para një turme entuziaste, dhe me një fjalim që u përcoll nga televizioni, Duterte, i cili merr zyrtarisht detyrën më 30 qershor, tha se do të paguante 107 mijë dollarë për vrasjen e trafikantëve. Ai iu kanos personave të përfshirë në aktivitetin dhe përdorimin e drogës me fjalët se “nëse vazhdoni, unë do t’ju vras”.

Duterte, i cili e mbështeti platformën zgjedhore mbi luftën anti-krim, tha se filipinasit që e ndihmojnë në këtë luftë, do të shpërblehen. Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim nga thirrjet e presidentit të zgjedhur për të rrëmbyer armët dhe për të zbatuar drejtësinë e rrugës, duke thënë se politika të tilla janë shumë të rrezikshme. Nuk dihet çfarë kriteresh do të përdoren për të identifikuar keqbërësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat