Murinjo dhe Guardiola po luftojnë ashpër për yllin e Bundesligës

Sporti

Murinjo dhe Guardiola po luftojnë ashpër për yllin e Bundesligës

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 13:10
Pep Guardiola dhe Hoze Murinjo

Pep Guardiola dhe Hoze Murinjo po luftojnë ashpër për të sjellë në ekipet e tyre yllin e Bundesligës.

Bëhet fjalë për Pierr-Emerik Aubamejang, i cili është kthyer në shënjestrën e dy gjigantëve anglezë, Junajtidit dhe Sitit.

Aubamejang mund të jetë lojtari i tretë i rëndësishëm që i thotë lamtumirë verdhezinjve të Dortmundit, pas Humelsit dhe Gundoganit.

Pep dhe Hoze janë informuar mbi dëshirën e sulmuesit për t’u larguar nga “Signal Iduna Park” dhe po bëjnë të pamundurën që destinacioni i tij i ri të jetë Premier Liga.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat